“S’do kisha lëvizur nga Teatri, nëse s’do më kishin hequr”, Suzana Turku zbulon pse e larguan nga puna

schedule11:50 - 22 Qershor, 2023

schedule 11:50 - 22 Qershor, 2023

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, dirigjentja e njohur, Suzana Turku ka kujtuar momentin më të vështirë të jetës së saj, më shumë se 20 vjet më parë. Ajo ka zbuluar se e kanë hequr nga puna në Teatër dhe arsyeja ishte krejtësisht e papranueshme. Kjo ka bërë që Turku nga ai moment të largohet nga arti profesionist.

Sipas dirigjentes, artisti duhet ruajtur dhe vlerësuar, nëse nuk e meriton, atëherë duhet hequr.

Unë kam shumë vite që jam larguar nga arti profesionist se më kanë larguar, jo se desha vetë. Ai ka qene momenti më i vështirrë i imi. Unë nuk do kisha lëvizur nga Teatri, nëse nuk do më kishin hequr, sepse e kam bërë me shumë pasion, me shumë përkushtim atë punë dhe kisha krijuar edhe me trupën që unë drejtoja, kishim krijuar një marrëdhënie respekti reciproke vlerësimi për njëri-tjetrin.

Artistin duhet ta dish ta ruash, nuk kemi nevojë për t’u ledhatuar. Duhet të dish ta vlerësosh artistin dhe nëse e meriton mbaje, nëse se nuk e meriton mos e mbaj. E di për çfarë jam pushuar unë? Se kam munguar tre ditë pa raport. Më kupton tani? Tre ditë të pajustifikuara, që s’ka bërë vaki ndonjëherë. Unë kam shkuar e sëmurë në punë. Ky ishte justifikimi dhe unë u pushova nga puna”, u shpreh Turku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!