Gjermania mbështet marrëveshjen e emigracionit të nënshkruar nga kryeministri edi rama dhe georgia meloni. Në një përpjekje të Bashkimit Evropian për të ndaluar imigracionin e paligjshëm, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ishte i gatshëm të shqyrtonte marrëveshjen e Italisë për ndalimin e emigrantëve me Shqipëri.
“Nevoja për një politikë të qartë evropiane të migracionit është të korrigjohen gjërat që nuk kanë qenë të drejta në të kaluarën dhe të krijohet një mekanizëm solidariteti në mënyrë që jo çdo vend i vetëm të përpiqet të përballojë sfidat i vetëm.”
Roma dhe Shqipëria arritën një konsensus të hënën për ndërtimin e dy kampeve për pritjen dhe ndalimin e emigrantëve detarë. Scholz shtoi se anëtarësimi duhet të ndodhë “së shpejti” për gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.
“Mos harroni se Shqipëria do të jetë shumë shpejt, sipas mendimit tonë, anëtare e BE-së, duke lënë të kuptohet se po flasim për çështjen se si mund t’i zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet brenda familje së BE-së. Marrëveshje të tilla, që janë parë atje, janë të mundshme dhe ne të gjithë do ta shikojmë këtë nga afër,”
Scholz dhe krerët e 16 shteteve të Gjermanisë kishin arritur një marrëveshje të martën për një politikë më të rreptë të imigracionit dhe rritjen e fondeve për refugjatët./abcnews.al