Kancelari gjerman, Olaf Scholz e cilëson Putin një kriminel lufte.
“Vladimir Putin mban përgjegjësi për “krimet e lutës” në Ukrainë. Ai tha se do të ndihmojnë Ukrainën me armë.
“Ne do të ndihmojmë dërgimin e artilerisë me rreze të gjatë në Ukrainë së bashku me aleatët tanë”, tha Scholz.
Deklaratat i bëri në Berlin, pas video-konferencës me liderët e tjerë perëndimorë.
Duke ju përgjigjur një pyetjeje kancelari gjerman shpjegoi se dërgimi i armëve të rënda “gjithmonë në marrëveshje të ngushtë me të gjithë partnerët” ka ndjekur parimin e dërgimit të materialit “që është efektiv dhe i përdorshëm menjëherë” nga forcat ukrainase./abcnews.al/