Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se Gjermania po diskuton me aleatët, në lidhje me garancitë për sigurinë që mund t’i ofrohet Ukrainës pas përfundimit të luftës, shkruajnë mediat e huaja.
Por Scholz theksoi se Ukrainës nuk mund t’i ofrohet e njëjta siguri si për çdo vend anëtar të aleancës ushtarake të NATO-s.
“Ne po diskutojmë me aleatët çështjen e garancive të sigurisë që mund të japim. Ky është një proces në vazhdim. Është e qartë se nuk do të jetë njësoj sikur të ishte anëtar i NATO-s,” u shpreh ai.
Scholz, i cili mori detyrën në dhjetor të vitit të shkuar, është përballur me akuza brenda dhe jashtë vendit për dështimin për të treguar lidership në krizën e Ukrainës. Ai theksoi se nuk donte të ishte një nga politikanët që çdo javë bëjnë një premtim dhe më pas nuk i mbajnë 90% të tyre.
/abcnews.al