Scholz: Armët gjermane do të arrijnë në kohë në Ukrainë

schedule08:17 - 18 Qershor, 2022

schedule 08:17 - 18 Qershor, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar se armët gjermane që Ukraina ka kërkuar për të luftuar pushtuesit rusë do të arrijnë në kohë.

“Ato do të mbërrijnë me kohë”, tha Scholz për agjencinë e lajmeve dpa në një intervistë.

Në të njëjtën kohë, Scholz vuri në dukje se Ukrainës do t’i jepet përparësi në radhë për furnizimet me armë.

“Ju e dini se ekziston një listë e gjatë e klientëve tashmë që presin t’i marrin ato pas dy vjetësh e tre vjetësh”, tha ai, që do të thotë se protokolli për dorëzimin është dashur të ndryshohet në mënyrë që Ukraina t’i marrë ato më shpejt.

Armët e rënda do të dërgohen në Ukrainë pasi anëtarët e shërbimit të Forcave të Armatosura të Ukrainës t’i nënshtrohen trajnimit, saktësoi kancelari, duke vënë në dukje se dërgesat do të përfshijnë sisteme anti-raketë dhe MLRS.

“Ne do të ofrojmë një sistem anti-balistik që mund të shpëtojë Odesën ose Kievin. Ne gjithashtu vendosëm së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara që do të dorëzojmë raketahedhës të shumtë”, tha ai.

Olaf Scholz, së bashku me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Kryeministrin e Italisë Mario Draghi dhe Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, bënë një vizitë në Ukrainë më 16 qershor. Ata dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutuan hapat për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës, sigurinë globale ushqimore, si dhe integrimin evropian dhe sanksionet kundër Rusisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!