Scheinbaum: Nuk besoj se SHBA do të rrisë tarifat për produktet meksikane më 1 shkurt

schedule08:21 - 30 Janar, 2025

schedule 08:21 - 30 Janar, 2025

Presidentja e Meksikës, Claudia Scheinbaum, tha se nuk beson se SHBA do të vendosë rritjen e tarifave doganore për produktet meksikane nga 1 shkurti.

Ne besojmë se vendosja e tarifave të larta nuk do të ndodhë. Por, nëse ndodh, ne kemi planin tonë,” u shpreh Sheinbaum në një konferencë shtypi.

Siç i thanë për Reuters dy burime të paidentifikuara, në rast se Shtetet e Bashkuara vendosin tarifa të rritura për mallrat meksikane, Meksika është e gatshme të prezantojë masa hakmarrëse dhe të vendosë tarifa të larta për mallrat nga Shtetet e Bashkuara.

Burimet thonë se vendosja e masave hakmarrëse nëpërmjet vendosjes së tarifave do të përjashtonte fillimisht sektorin e automobilave, degën më të rëndësishme të prodhimit në Meksikë që është e lidhur ngushtë me SHBA-në.

Presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar caktoi 1 shkurtin si afatin përfundimtar për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për mallrat e importuara nga Meksika dhe Kanadaja, nëse ato vende nuk ndalojnë fluksin e emigrantëve të paligjshëm dhe fentanilit në SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!