Scaroni: Synojmë një Milan që gjeneron fitime, bilancet tona po përmirësohen

schedule11:58 - 15 Gusht, 2021

schedule 11:58 - 15 Gusht, 2021

Milani ka hasur vështirësi të shumta ekonomike në vitet e fundit, por kuqezinjtë po e marrin veten, ekipi është gjithnjë e më i fortë dhe bilancet gjithmonë e më pozitive. Presidenti i klubit italian, Paolo Scaroni ka lodhur në lidhje me këtë temë për Corriere della Sera.

Jemi në rrugë të mbarë sa i përket situatës financiare të klubit. Puna që kemi kryer po fillon të japë frytet. Mund të them që rezultati i sezonit ’21-’22 është më i mirë se ai i sezonit ’20-’21, i cili ishte më i mirë se ai i ’19-’20.

Synimi ynë është të kemi një Milan që gjeneron para dhe sjell fitime, dhe një gjë e tillë ka filluar të ndihet. Kemi nënshkruar 20 marrëveshje të reja”, thekson presidenti i Milanit, i cili më pas jep një koment edhe për skuadrën e Piolit.

“Milani i sezonit të kaluar na ka pëlqyer shumë. Rruga është e shtruar, rikthimi në Champions League ishte vendimtar për të marrë përgjigjet e nevojshme pozitive. Jemi duke punuar shumë mirë në këtë aspekt“, përfundoi Scaroni. /abcnews.al