Scaroni qetëson tifozët: Humbja në Spezia nuk do lërë pasoja, Ibra ekzemplar

schedule18:56 - 15 Shkurt, 2021

schedule 18:56 - 15 Shkurt, 2021

Humbja ndaj Spezias i kushtoi kreun e renditjes Milanit, por në fundjavë vjen derbi i Milanos ndaj Interit dhe një fitore i rikthen sërish kuqezinjtë e Piolit në vend të parë në Serie A.

Presidenti i “Djallit”, Paolo Scaroni transmeton qetësi te skuadra dhe nuk i kursen elozhet për Zlatan Ibrahimovic, liderin dhe goleadorin e Milanit.

Te Milani nuk emocionohemi kur jemi në vend të parë, por as nuk mërzitemi kur renditemi të dytët. Humbja me Spezian na surprizoi disi të gjithëve, por nuk kam fare frikë se do të ndikojë në rënien e moralit të ekipit.

Le t’i marrim ndeshjet me radhë, unë jam i sigurt që klima në ekip është e duhura. Normal që do të ketë komplikime, sapo janë rikthyer disa lojtarë që kanë qëndruar gjatë jashtë fushave.

Gjërat po shkojnë mirë dhe kam besim absolut tek ekipi. Ibrahimovic? Zlatan është një atlet fenomenal dhe një profesionit i madh. Gjithçka që ai bën ka logjikën e vet, ai po jep kontributin e tij për kauzën e Milanit.

Do të luajmë një pjesë të rëndësishme të sezonit këto ditë. Ndodhemi në një moment vendimtar, që do të tregojë shumë rreth së ardhmes tonë“, deklaroi presidenti i klubit italian. /abcnews.al