Në merkaton e verës do të ketë përsëri një flirt të ri mes Milanit dhe Scamaccas.
Sipas “Repubblica.it”, klubi kuqezi po mendon edhe një herë për ish-sulmuesin e Sassuolos, i cili u transferua në verë te klubi anglez i West Ham.
Me Sassuolon, Scamacca pati një periudhë të suksesshme, ku në 41 ndeshje të luajtura në total, shënoi 16 gola dhe asistoi 1 herë. Ndërsa për West Ham, ai ka luajtur 25 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola./ h.ll/abcnews.al