S’bënin dot fëmijë, çifti vret 20-vjeçaren shtatzënë dhe i rrëmbejnë foshnjën nga barku

schedule11:08 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 11:08 - 7 Dhjetor, 2022

Një grua shtatzënë në Meksikë u gjet e vdekur me barkun e prerë, nga një çift që i vodhi foshnjën e saj të palindur, sipas autoriteteve. Rosa Isela Castro Vazquez, 20 vjeç, ishte tetë muajshe shtatzënë kur u rrëmbye nga një burrë dhe një grua, të cilët i hoqën foshnjën nga barku i saj.

Policia arrestoi autorët e dyshuar pasi zbuloi se çifti kishte një foshnjë të porsalindur, tha në një deklaratë zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Të dy dyshohet se i kanë prerë barkun 20-vjeçares shtatzënë, duke i rrëmbyer fëmijën pasi ata  nuk ishin në gjendje të kishin fëmijë , tha një zyrtar në kushte anonimiteti.

Të dyshuarit, një burrë dhe një grua, dolën para një gjykatësi të hënën, të akuzuar për rrëmbim dhe vrasje. Rosa Isela kishte shkuar për të takuar një grua, e cila dyshohet se e kishte kontaktuar atë përmes rrjeteve sociale për t’i ofruar rrobat e bebit, sipas motrës së saj, emri i së cilës nuk u bë i ditur.

Rosa Isela më pas dyshohet se u fut në një automjet dhe që nga ai moment ajo nuk u pa më kurrë e gjallë. Dy të dyshuarit u arrestuan pas nisjes së hetimit.

Më shumë se 3,700 gra janë vrarë në Meksikë në vitin 2021, me rreth 1,000 raste të klasifikuara si femicide , sipas shifrave zyrtare.

/abcnews.al