S’bëhet fjalë për muzikën dhe moderimin, Fjoralba Ponari premton një surprizë të madhe

schedule07:23 - 10 Nëntor, 2020

schedule 07:23 - 10 Nëntor, 2020

Fjoralba Ponari është një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar. Moderatorja ka folur për angazhimin e saj në muzikë, ndërsa ka bërë me dije se së shpejti do të sjellë dhe një bashkëpunim me reperin Lyrical Son. Ndërkaq, Fjoralba pritet të publikojë dhe një album.

Në një intervistë televizive ajo shpreh: “Do ketë më shumë se një bashkëpunim me MC Kreshën, ka disa emra të mëdhenj që janë pjesë e albumit. Në mos e pamundur do jetë shumë e vështirë të bëhet një lançim brenda vitit 2020, kjo për shkak të pandemisë dhe angazhimeve që kam pasur.”, tha moderatorja.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka zbuluar se tashmë do ta shohim në një tjetër fushë siç është kinematografia. Ajo ka postuar një status në Instastory, ku shkruan “Po sikur të tentojmë një herë edhe nga aktrimi”, duke shtuar “Çfarë po bëj me jetën time.”/abcnews.al