Ishulli i Sazanit është i pushtuar nga flakët. Në terren ndodhen 40 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe 30 punonjës të ADZM-së, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, por është mjaft e vështirë.
Aktualisht vijojnë të digjen pisha dhe shkurre, ndërkohë që ushtarët e FA dhe punonjësit e ADZM po përdorin mjete rrethanore për fikjen e flakëve, por terreni nuk i favorizon.
/Abcnews.al/