Nga Vlora nisen drejt Sazanit, ndalojnë në disa prej gjireve të mrekullueshme e vijojnë në Karaburun.
Është ky një prej udhëtimeve më të pëlqyera të të huajve që po vizitojnë Shqipërinë këtë sezon veror.
Shqipëria vijon të zgjojë interesin e të huajve. Të shumtë janë ata që kërkojnë të zbulojnë më tepër nga vendi ynë.
Në Vlorë turistët janë nga shtete të ndryshme, por sipas guidave turistike ata që po dominojnë aktualisht janë polakët dhe çekët.
Ndërsa vizitojnë shumë prej plazhve të vendit tonë dhe mbyllin turin mbresëlënës nga Sazani në Karaburun të huajt largohen me mendimin se sezonin e ardhshem do të vijnë sërish./abcnews.al