Sazan Guri romantik, dhurata për gruan e tij. Portofoli ndez debatin, Dudaj: U bëre maço!

schedule18:09 - 8 Mars, 2021

schedule 18:09 - 8 Mars, 2021

Cili është pozicioni i vërtetë i gruas në jetën sociale dhe profesionale? Në këtë ditë të saj, programi “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi i dedikoi një diskutim “të fortë” mes zonjash dhe zotërinjsh.  Sazan Guri, Miranda Rira dhe Arlinda Dudaj ishin të pranishëm në këtë diskutim. Të tre Ermali i pyet se si është 8 Marsi për to.

“Unë dje i kam blerë një unazë të thjeshtë, nuk e dija që ishin kaq të shtrenjta. Dhe do shkomë dy çifte në një restorant do të festojmë, për të thënë që jeta vazhdon, për të thënë dhe detyrimin që ka burri ndaj gruas. Gratë bëjnë pa burrat, por burrat nuk bëjnë dot pa gratë”, tha Sazani.

Arlinda tha se e sheh pak ndryshe këtë datë, si një mundësi për të folur mbi atë çka është bërë deri më tani ndër vite për gratë. Miranda u ndal këtu duke nënvizuar se gratë jo vetëm që nuk janë të lumtura por përballen me çështje ekzistenciale siç janë punësimi, arsimi, buka e fëmijëve.

Biseda vijoi edhe në momente pikante teksa Sazani tha se kuleten, burri duhet t’ja japi gruas. Kaq mjaftoi që Arlinda të theksonte se Sazani u bë maçist pasi gruaja ka kuletën e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!