Sekretari i Përgjithshme i PS, Damian Gjiknuri gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar në selinë rozë me gazetarët, është shprehur se nuk përjashton asnjë kandidaturë për Presidencën.
“Nuk përjashtoj asnjë emër, as ata që vetëshpallen”. Kështu tha Gjiknuri për të gjithë emrat që vetëshpallin kandidaturën për president.
Gazetarët i kanë përmendur Gjiknurit emra si Elena Kocaqi e Sazan Guri. Ai është shprehur se janë në proces dialogu, ndaj nuk përjashtojnë asnjë emër por është e rëndësishme që të gjejnë një profil të përbashkët për president. /abcnews.al/