Antoine Griezmann prej dy sezonesh luan me Barcelonën, por ende nuk ka arritur të bindë trajnerët dhe tifozët dhe largimi i tij është një mundësi mjaft reale tashmë.
Vetë sulmuesi e ka pranuar se nuk ndihet i lumtur te Barcelona, ndërsa klubi katalanas ka nevojë urgjente për të ulur nivelin e pagave. Atletico ka nisur kontaktet për ta kthyer. Ajo që është e rëndësishme është se të dy palët kanë vullnetin e mirë për të mbyllur këtë operacion.
AS zbulon skenarin e këtij transferimi, që do dërgonte në Barcelonë një super mesfushor. Saul mund të kalojë në “Camp Nou” në formë shkëmbimi, megjithëse shitja e tij në një tjetër klub dhe blerja e Griezmann me para është një tjetër mundësi.
Por largimi i Saul nuk mjafton për të përballuar ardhjen e Griezmann. Mësohet gjithashtu se Herrera e Vrsaljko mund të largohet për të liruar hapësirë financiare për francezin. Simeone e pret Griezmann në “Wanda Metropolitano”. /abcnews.al