Sauku me qendër të re shëndetësore, Manastirliu: Shërbim me standarde

schedule16:40 - 9 Shtator, 2019

schedule 16:40 - 9 Shtator, 2019

Hapet qendra e re shëndetësore në Sauk. Pas inspektimit të punimeve ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se tashmë kjo qendër do të ofrojë shërbim dhe të dielave.

Rreth 13 mijë banorët e zonës së Saukut në Tiranë do të kenë mundësi të marrin shërbim shëndetësor në një qendër të rikonstruktuar.

Tashmë ajo do të funksionojë dhe si qendër e kujdesit parësor dhe do të jetë e hapur si të dielave ashtu dhe ditëve festive.

“Kemi rehabilituar plotësisht 80 qendra shëndetësore, 100 të tjera janë në proces dhe përmbyllen brenda vitit dhe 120 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të reabilitohen deri në vitin 2021, duke mbajtur premtimin për transformimin e kujdesit parësor nga veriu në jug”.

Qendra Shëndetësore është rehabilituar falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me programin “Shëndet për të Gjithë” të qeverisë zvicerane. Investimi kap vlerën e 13.2 milionë lekëve. /ABC News Albania 24/7