Sarri: S’ishte e thjeshtë, nuk kam dyshuar kurrë te Dybala. CR7? U çlirua

schedule21:37 - 4 Korrik, 2020

schedule 21:37 - 4 Korrik, 2020

Të fitosh derbin është gjithmonë kënaqësi dhe Maurizio Sarri është i lumtur. Juventusi i tij mposhti 4-1 Torinon, trajneri analizon ndeshjen dhe ndalet te dyshja Dybala-CR7 në prononcimin e bërë për Sky Sports.

Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë. Kaluam në avantazh, më pas gjetëm golin e dytë. Penalltia e Torinos na bëri që të humbitnim pak kontrollin e takimit dhe nuk mungoi konfuzioni në fillimin e pjesës së dytë.

Kur ekipet u lodhën, doli në pah cilësia e Juventusit. Dybala? Kam një marrëdhënie të mirë me të, të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Nuk kam dyshuar kurrë te ky lojtar, edhe kur nuk shënonte shumë sezonin e kaluar.

GOLAT E DERBIT JUVENTUS-TORINO

I kam thënë gjithmonë atë që mendoj në lidhje me qëndrimin që duhet të ketë në fushën e lojës dhe Paulo më ka shprehur mendimin e tij. Ai duhet të luajë sa më afër portës kundërshtare dhe Ronaldos.

Më në fund‘, më tha Cristiano në fund të ndeshjes dhe aty e kuptova se e priste prej kohësh një gol nga goditja e dënimit“, përfundon trajneri i kryesuesve të Serie A. /abcnews.al