Sarri: Pozitiv sezoni i parë te Juventusi, kemi nevojë për ca pushime

schedule23:19 - 31 Korrik, 2020

schedule 23:19 - 31 Korrik, 2020

Juventusi siguroi titullin e nëntë radhazi në kampionat dhe nesër do e mbyllë këtë sezon me sfidën shtëpiake kundër Romës. Maurizio Sarri pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion, pasi të premten e ardhshme luhet “finalja” e parakohshme kundër Lyon në Champions League.

Midis ditës së nesërme dhe të premtes, ka një diferencë të madhe në aspektin psikologjik. Mendoj që është e kuptueshme që ekziston edhe njëfarë rënie në aspektin emocional, duhet të jemi të aftë të rikuperojmë sa më shumë energji.

Kundër Romës do të luajnë ata që nuk rrezikojnë aspak, do të përpiqemi të bëjmë një festë të bukur. CR7? Ai është një nga ata lojtarë që kanë luajtur shumë. Të shohim për nesër…

Si sezoni i parë në krye të Juventusit, mund të them që jam i kënaqur, por mund të përmirësohemi akoma. Ishte një kampionat atipik, shumë i vështirë dhe shkatërrues për të gjithë. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë diçka e tillë, skuadrat u sakatuan fizikisht dhe mendërisht.

Pushimet? Në një profesion si ky i yni, është thelbësore ta stakosh trurin nja 20 ditë. Uroj që sezoni i ri të nisë në kohën e duhur dhe lojtarët e stafet teknike të kenë mundësi për t’u çlodhur disi“, thekson Sarri në konferencë për shtyp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!