Kampionët e Italisë, Juventusi, po mendon të afrojë në Torino mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic. Sipas Gianluca Di Marzio, bardhezinjtë po projektojnë një shkëmbim mes mesfushorit kroat dhe Federico Bernardeschit.
Plani i ‘Zonjës së Vjetër’ është të dërgojë italianin në ‘Camp Nou’ në shkëmbim të Rakitic, për t’i dhënë më shumë eksperiencë mesfushës juventine. Ky shkëmbim u diskutua shumë në merkaton e verës, por nuk u realizua.
Situata e Rakitic nuk është më e mira që ai po kalon. Ylli i kombëtares kroate nuk luan më si titullar tek katalanasit, që nga ardhja e Frenkie de Jong në Katalonjë. E njëjta situatë është dhe për sulmuesin anësor të Juventusit, i cili ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit. Trajneri i Juves, Maurizio Sarri, ishte kundër shkëmbimit 6 muaj më parë, por tashmë ka ndryshuar krejtësisht mendim. /abcnews.al
#Juventus – #Barcellona, nuovi contatti: si riapre il dialogo per lo scambio Rakitic-Bernardeschihttps://t.co/gEvbhWXzyA
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 17, 2020