Festivali i Këngës u shoqërua me një sërë polemikash që para nisjes së spektaklit pasi u përfol se juria kishte përzgjedhur si fituese Anxhela Peristerin. Ndër ta ishte dhe këngëtari Sardi Struga, i cili triumfoi duke marrë çmimin e dytë, për të cilin u spekulua se ka përfituar gjithashtu nga juria.
Ditën e sotme i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” u pyet nga moderatori Alban Musa mbi këto thashetheme që kanë qarkulluar. “Momentin që njeh njerëzit me të vërtetë të dhimbsen sepse e kupton se ke paragjykuar dhe festivalin dhe mënyrën e votimit. Në momentin që bëhesh pjesë e tij e shikon pastërtisht se çfarë ndodh përtej gjithë zërave e kupton që…kur bëhesh pjesë dhe je pjesë e një çmimi, thua unë këtë gjë nuk e kam blerë.
Për sa kohë që më është dhënë çmimi i dytë dhe është përfolur sikur unë e kam blerë, unë që e di të vërtetën më dhemb sepse nuk është vetëm emri im që përmend por dhe i anëtarëve të jurisë që kanë bërë diçka, kanë lënë një gur më shumë se ne që mund të flasim për ta. Kjo është e padrejtë.”, u shpreh këngëtari. /abcnews.al