Një motori i forcave “Shqiponja” është aksidentuar në qytetin e Sarandës, e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy policë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në zonën e quajtur Qafë Gjashë. Motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës është përplasur me një mjet të drejtuar nga një shtetas italian.
Efektivët e policisë janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task – Forcës të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë, të personave që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Ksamil dhe Sarandë./abcnews.al