Sarandë/ “Potencial për turizëm”, Rama takim sipërmarrës të rinj të kthyer në Shqipëri: “Rrugën 6” do ta fillojmë pas zgjedhjeve!

schedule10:01 - 24 Mars, 2025

schedule 10:01 - 24 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të rinj të kthyer në Shqipëri, duke u shndërruar në potencial të ekonomisë rajonale.

Gjatë fjalës së tij Rama nënvizoi: “Rrugën 6 e kemi vendosur në plan të investimeve. Rëndësi ka që rrugën 6 do ta fillojmë pas zgjedhjeve, besoj nga gushti. Sepse duhet bërë procedura, me qëllim që të gjithë këtë pjesën që kemi shtruar me pllaka ta kthejmë në një rrugë këmbësore, dhe të rritet shumë vlera e qytetit sepse bëhet edhe një shëtitore e brendshme përveç shëtitores së bregdetit. Përveç kësaj duhet të mendimi edhe për shtrirjen e biznesit për të pasur një degë më të lirë, flas për zonat e Delvinës, Finiqit, Konispolit, ku ka një potencial të jashtëzakonshëm për turizmin, për të gjitha ato që janë shërbime që paguhen shumë dhe që kërkojnë natyrë dhe mjedise të qeta dhe atë oxhakun me zjarr. Fondi i Financimit të ndërmarrjes së vogla e të mesme që është funksional dhe me një interes, është në dispozicion për të bërë të tilla investime”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!