Dy trajnerë janë vënë në pranga në Sarandë pasi goditen me grushte futbollistin e ekipit të tyre.
Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli. 21-vjeçari u godit nga trajneri i parë Neritan Novi 52-vjeç dhe trajneri atlet Dhiogjen Muço 45 vjeç.
Futbollisti ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.
Trajnerët akuzohen për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al