Sarandë, burri plagos me thikë bashkëshorten

schedule18:48 - 31 Mars, 2025

schedule 18:48 - 31 Mars, 2025

Një person ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr.4 të qytetit, ku ka mbetur e plagosur me thikë në bark Miranda Budini. Autori është identifikuar si Adriatik Bodini, 55 vjeç.

Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaku, teksa policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!