Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Saranda, stacioni i turistëve/ Mijëra të huaj vizitojnë qytetin shqiptar në brigjet e Jonit

schedule13:55 - 30 Gusht, 2025

schedule 13:55 - 30 Gusht, 2025

Saranda është ndalesa e mijëra turistëve nga mbarë bota që shëtisin me kroçera.

Të huajt shijojnë kuzhinën vendase, vizitojnë Butrintin dhe  Syrin e Kaltër  ose   kalojnë disa orë në plazh.

Shumë prej tyre tregojnë se ky udhëtim një ditor i nxit për pushime të gjata në vendin tonë.

“Do të qëndrojmë vetëm për sot këtu sepse kemi ardhur me kroçera. Tani e dimë që kemi një vend kaq të bukur për t’u kthyer sërish. Ajo që dua të shtoj është që njerëzit janë të adhurueshëm këtu.”, thotë një turist.

Këta  dy turiste nga Australia e largët  duket se po e shijojnë këtë pushim të shkurtër në  Sarandë.

“Erdhëm këtë mëngjes me kroçera dhe pamja nga atje ishte spektakolare. Ne vijmë  nga Australia.  Kemi vende te bukura atje, por asgjë të ngjashme me këtë, uje i pastër, i kristalte, është bukuri një absolute këtu.. dhe absolutisht do ua rekomandoj gjithë miqve të mi të vijnë këtu dhe ta shijojnë”, shprehen ata.

“Sapo mbërritëm këtu na u duk gjithçka shumë e bukur dhe shume e pastër, uji është blu, kristal. Njerëzit janë shumë të mirë. Do doja shumë të kthehesha këtu e të rrija më gjatë por është një rrugë shume e largët gati 25 orë udhëtim, por kudo ku ka ndaluar kroçera askund nuk ishte kaq bukur..”, tregon një tjetër turiste.

Ky lloj turizmi nis në prill e zgjat deri në fillim të nëntorit.  Vizitorët  kryesisht të moshës së mesme,  pjesëmarrës në ture të tilla, sipas operatorëve turistike  i japin një hov turizmit lokal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!