MALËSI E MADHE– Dy persona janë arrestuar në Malësi të Madhe pasi u kapën në flagrancë në një parcelë ku po kultivonin bimë narkotike, në fshatin Alijaj.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy vëllezër, si dhe u procedua një tjetër person në gjendje të lirë.
Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies./abcnews.al

