Sara Kolami flet për rikthimin në ekran dhe projektet e reja: Punoj me firmën që bëri të njohur Irina Shayk

schedule14:44 - 24 Mars, 2022

schedule 14:44 - 24 Mars, 2022

Sara Kolami është një nga vajzat më të spikatura të showbizit shqiptar. Ajo përveç pamjes së jashtme, ka tërhequr vëmendje dhe me shkathtësinë e saj.

Sara është shfaqur si moderatore, si modele dhe si aktore, duke korrur shumë sukses.

Së fundmi, e ftuar në “FriendZone”, ajo ka treguar se ka plan të rikthehet në ekran.

“Kam menduar të rikthehem në ekran. Kam një ide për një projekt, por nuk e di sa do të realizohet”, u shpreh ajo.

Më tej, Kolami ka folur edhe për eksperiencat në radio, apo edhe me brendin e njohur të modës, me të cilin po bashkëpunon prej 1 viti.

Ishte një sfidë për mua radio. Isha shumë ekspresive dhe më thonin mos qesh.

Ndërsa me brendin italin ka 1 vit e gjysmë që bashkëpunojë. Ata më kontaktuan para pandemisë dhe unë i pyeta pse mua. Ata kanë disa kritere që unë i plotësoja të gjitha si pjesa e tatuzheve, apo pjesa e biondes se isha e ëmbël dhe shumë të tjera.

Tani po bashkëpunojmë prej një viti, më fal. Është një brand që punojnë me modele të njohura, për shembull, Irina Shayk nisi me këta, nga këta u bë e famshme”, tha Sara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!