“Sapo gënjeve”, Alibeaj akuzon Nikollën, kryetarja e Kuvendit: Tërhiqeni fjalën mbrapsht

schedule10:32 - 21 Korrik, 2022

schedule 10:32 - 21 Korrik, 2022

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate mes kryetarit të Grupit Parlamentar Demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ai e ka akuzuar Nikollën se po gënjen, në lidhje me projekt rezolutën e paraqitur nga ai dhe Tritan Shehu për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, ndërsa Nikolla i kërkoi ta tërhiqte fjalën.

Alibeaj: Sot arrite në një pikë tjetër. Sapo gënjeve. Ka një projekt rezolutë të paraqitur nga unë në 27 maj, ka një tjetër nga disa kolegë, që ngjajnë si dy pika uji. Dhe me gjithë divergjencat që mund të kem unë me zotin shehu, e kemi gjetur gjuhën. Një project rezolutë është ajo. Duhet të ishte futur në seancë në 27 qershor. Po bëheni ju shkak për të krijuar një ndarje artificiale me Kosovën. Ke detyrim ligjor që një projek rezolutë, jo vetëm ta kalosh në konferencë, por ta sjellësh në seancë, që të gjithë të shprehin mendimin e tyre mbi gjenocidin serb në Kosovë. Nuk i shmangeni dot. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim tani.

Nikolla: Tërhiqeni fjalën mbrapsht gënjen sepse e thatë dhe ju që janë dy project rezoluta. Këto dy projekt rezoluta do kalojnë në komisionin e jashtëm, ku nuk është arritur konensus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!