Santos ‘shuplakë’ Athinës/ Minxhozi: BE e mbingopur me qëndrimet bllokuese të Greqisë

schedule20:24 - 27 Mars, 2024

schedule 20:24 - 27 Mars, 2024

TIRANË- Gazetari Skënder Minxhzoi, i ftuar në Real Story në ABC News komentoi deklaratën e raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos, e cila nga Tirana, u shpreh kritike për Greqinë dhe bllokadën që ajo ka vënë në Bruksel për rastin e Fredi Belerit.

Ai tha se deklarata e Santos ishte mjaft e rëndësishme dhe po ashtu tregoi se edhe BE-ja është lodhur me vendimin bllokues të Greqisë.

“Është një deklaratë mjaft e rëndësishme në aspektin e dosjes së madhe diplomatike që është hapur me dënimin e Belerit dhe që sheh të kundërvëna Shqipërinë dhe Greqinë.  Ky ndryshim kursi nuk vjen rastësor. Greqia e ka luajtur këtë mjaft shpesh dhe nuk e ka për herë të parë, por mes sa duket janë mbingopur me këtë qëndrim grek në raport me atë se çfarë është sot Evropa e bashkuar dhe që duhet të sillet ndryshe”, tha ai.

Ai shtoi, se Athina me këto qasje dëshpërimisht po synon të avancojë një çështje në Himarë, e cila nuk shfaqet në zonat minoritare në jug të vendit.

“”Shprehja e Santos është një pasojë e një linje të pjekur në Evropë në nivelet me të larta, përfshirë Gjermanisë, Francën Italinë po se po në lidhje me një çështje, e cila nëse një shteti të vogël si Shqipëria, kjo është logjika e tyre, i kemi imponuar  një sistem të ri drejtësie dhe ky sistem po funksionon dhe ka dënuar më të parën qeverinë e vendit, tani pse duhet bërë gjithë kjo zhurmë për një kryetar bashkie. Pse? Sepse shteti grek kërkon të avancojë një agjendë, e cila nuk duket as në Dropull, as në Finiq, as në Sarandë, përveçse në Himarë, i cili nuk është një territor defacto dhe de jure i shpallur minoritar duhet  medoemos të shndërrohet në të tillë me këtë presion shumëvjeçar nga Athina zyrtare. M’u duke si një njeri [Satnos] i mërzitur dhe i acaruar, kur tha se “bota do ishte e tmerrshme”. Ishte shumë e rëndë si deklaratë”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!