Santiago Malko konflikt me armë një vit më parë, ABC News siguron videon

schedule13:36 - 2 Tetor, 2019

schedule 13:36 - 2 Tetor, 2019

Një vit para vrasjes Santiago Malko është përfshirë në një tjetër konflikt në zonën e ish-Kinostudios, që dyshohet të ketë ndodhur për kontrollin e lëndeve narkotike. ABC Neës ka siguruar një video të kësaj ngjarjeje, ku duket Malko që qëllon me armë.

Santiago Malko ka qenë edhe më herët i skeduar nga policia e Tiranës si përfshirë në ngjarje të rënda kriminale por, që kishte mund t’ia hidhte paq.

10-muaj para se të ekzekutohej në mënyrë mafioze në rrugën Xhanfize Keko, Santiago Malko ishte përfshirë në një konflikt që dyshohet se si motiv kishte kontrollin e lëndëve narkotikë në zonën e Kinostudios.

Siç duket edhe në këtë video, ngjarja ka ndodhur në orën 23:55 minuta të mbrëmjes së 27 qershorit të 2018.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=42&v=XPJipz-qixE

Ata janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në ambientet e jashtë të lokalit në pronësi të vëllezërve Mumajsi. Në konflik janë përfshirë një numër i lartë personash, ku i pari që ka qëlluar ka qenë Santiago Malko. Më pas, Ibrahim Durollari ky që duket në video hedh një karrige në drejtin të Malko dhe shokut të tij Miha. Ai qëllohet menjëherë në bark. 28-vjeçari ka qëndruar i shtrirë për disa çaste duke, u përpjekur të largohet. Pak momente më vonë afër Durollarit shfaqet Juxhin Mumajesi i plagosur në këmbë.

Ndërkohë që një plumb mori edhe Rivelino Mumajesi por pa rrezik për jetën.

Malko arriti të largohej nga vendngjarja më një makinë luksoze së bashku me autorin tjetër Rigers Miha. Policia edhe pse arriti të përftonte kamerat e sigurisë, pasi u dëmtua seriveri në mënurë të qëllimtë, nuk dërgoi para drejtësisë, personat e përfshirë në konflikt. Ndërkohë, që emri i Santiago Malkos do të lidhej edhe me një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut 2018, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!