Sanksionet ndaj Rusisë/Shtëpia e Bardhë: Pa ndikim në takimin Trump-Putin

schedule22:28 - 6 Prill, 2018

schedule 22:28 - 6 Prill, 2018

Përgatitjet për një takim mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të preken nga sanksionet e reja anti-ruse të vendosura të premten nga administrata amerikane. Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Shtëpisë së Bardhë. Sekretarja e zyrës së shtypit, Sarah Sanders ka deklaruar se autoritetet amerikane po vazhdojnë punën për përgatitjen e takimit. “Sikurse e ka thënë edhe vetë, presidenti dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë, por kjo do të varet nga veprimet që duhet të ndërmarrë Rusia”, ka deklaruar Sanders në një konferencë për shtyp. Nga ana tjetër, përmirësimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara i intereson edhe Moskës, e cila e ka kthyer këtë objektiv në prioritetin e politikës së saj të jashtme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!