Sanksionet, izolim për Kosovën/ Pasojë e vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti

schedule15:10 - 26 Tetor, 2024

schedule 15:10 - 26 Tetor, 2024

Qeveria e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht heqjen e sanksioneve që Bashkimi Europian ka vënë ndaj tyre, masa ndëshkuese këto që I kanë kushtuar ekonomisë së këtij vendi më shumë se 300 milionë dollarë.

Albin Kurti, njeriu i cili është përgjegjës i këtij ndëshkimi ndaj Kosovës në fakt përgjatë muajve të fundit më shumë sesa për heqjen e këtyre masave ka vijuar angazhimin  e tij me veprimet e njëanshme që kanë rritur tensionet në rajon.

Vitin e shkuar Brukseli Zyrtar i cili njoftoi këtë paketë me masa ndëshkuese deklaroi se ato përfshinin pezullimin e përkohshmëm të punës së organeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Kjo masë ndëshkuese është pikërisht edhe masa që ka lënë Kosovën si vendi I vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që sot nuk ka statusin e vendit Kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sanksionet e vendosura në 3 qershor të vitit të shkuar përfshinin edhe vendimin për të mos ftuar Kosovën dhe liderët e këtij vendi në ngjarje të nivelit të lartë. Që prej vitit të shkuar kontakti kryesor I Brukselit  me Prishtinën zyrtare është vetëm për trajtimin e krizës në Veri dhe për dialogun për normalizim të marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë paketë me masa ndëshkuese për Kosovën ishte edhe pezullimi I fondeve për Programin  e Asistencës Para Aderimin në vitin 2024.

E thënë ndryshe Uninoni 27 anëtarësh prej më shumë se një viti nuk jep asistencë financiare që autoritetet e Kosovës të vijojnë përgatitjet e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Të gjitha këto masa e kanë Izoluar, Prishtinën Zyrtere nga Perëndimi dhe komuniteti ndërkombëtar. Pasojat e kapriçove politike të Albin Kurtit kanë rënë tashmë mbi qytetarët dhe bizneset e Kosovës duke rënduar situatën e vendit.

Në qershor të këtij viti, Joseph Borrell përfaqësuesi i Lartë I Bashkimit Europian kërkoi heqjen e masave ndëshkuese për Kosovën, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Burimet të ndryshme Diplomatike kanë treguar se Unioni 27 anëtarësh nuk është unanim mbi marrjen e këtij vendimi. Dhjetëra Shtete të Bashkimit Europian vijojnë të mendojnë se masat ndaj Kosovës nuk mund të hiqen, për aq kohë sa Qeveria e Albin Kurtit ndërsa pretendon se është një qeveri pro perendimore dhe Amerikane vijon të ndërmarrë veprime të njëanshme që cënojnë sigurinë e Rajonit dhe rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej tensionet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!