Presidenti i Iranit, Hasan Rohani ka reaguar ashpër pas vendimit të SHBA për rivendosje të sanksioneve nga republikës islamike.
Ai e ka përshkruar këtë masë si “luftë psikologjike”, e cila synon “të krijojë ndasi mes iranianëve”.
Bashkimi Evropian është deklaruar kundër këtyre masave, duke premtuar se do të mbrojë kompanitë që bëjnë “biznes legjitim”.
Ky hap i SHBA-së erdhi pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga pakti bërthamor që Teherani ka nënshkruar ne 2015 me 6 fuqi botërore.
Marrëveshja, e negociuar gjatë presidencës së Barak Obamës, parasheh heqje të sanksioneve për Iranin në këmbim të ndalimit të aktivitetit bërthamor. /abcnews.al