Një ekip i Fondit Monetar Ndërkomëtar i udhëhequr nga Gabriel Di Bella ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë nga data 31 korrik deri në 4 gusht të këtij viti.
Në përfundim të kësaj Vizite Fondi Monetar ndërkombëtar ka lëshuar edhe një deklaratë ku theksohet se nëse masat e ndërmarra nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës nuk hiqen, Prishtina Zyrtare pritet të përballet me pengesa të mëdha sa I përket investimeve të huaja dhe zhvillimit ekonomik të vendit në përgjithësi.
Tensionet e fundit në Veri kanë pasur ndikim në kufizimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe disa prej aleatëve më të rëndësishvm të vendit thuhet në deklaratën e FMN-së.
Ky ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar përgjatë vizitës së tij në Kosovë ka mbajtur takime me zyrtarë të lartë të vendit përfshirë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti./abcnews.al