Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej objektivave më të mëdha të merkatos. Leroy Sane është dëshira e madhe, që gjermanët për pak desh e realizuan gjatë kësaj vere. Një dëmtim i sulmuesit anësor bëri që bavarezët të tërhiqeshin.
Sane do edhe disa muaj të rikthehet pas operimit të ligamentit. Së fundmi mësohet se sulmuesi ka hequr patericat dhe Bayner Munich po mendon të hedhë një hap drejt lojtarit. Gazetari i Bild, Christian Falk, shkruan se kampionët e Gjermanisë po planifikojnë të kontaktojnë menaxherin e lojtarit në javët në vazhdim.
Update @LeroySane19: He can go now without crutches +++ @FCBayern wants to contact his management in the next few weeks for a transfer @ManCity @DFB_Team
— Christian Falk (@cfbayern) October 2, 2019
Edhe presidenti i bavarezëve, Uli Hoeness, pak kohë më parë deklaroi se e kanë nën vazhdim Sane. Për “Sport Illustrated” fjalët e tij ishin: “Duhet të shohim se di po shkon rikuperimi tij. Më pas, në janar ose shkurt, drejtuesit e rinj do të mblidhen dhe ta mendojnë”. /abcnews.al