“Sancho kërkon sfida të reja”, ‘dorëzohet’ drejtori sportiv i Dortmund

schedule18:53 - 22 Shtator, 2020

schedule 18:53 - 22 Shtator, 2020

Ish-kapiteni i Dortmund, tashmë drejtor sportiv i klubit, Sebastian Kehl, ka folur për të ardhmen e Jadon Sancho. Ylli anglez është i shumëkërkuar në merkato, me Manchester United që konsiderohet skuadra favorite për firmën e tij.

Për shërbimet e 20-vjeçarit, ekipet duhet të paguajnë shumë, por që e ardhmja e tij nuk është te Borussia Dortmund, kjo gjë po fillohet të kuptohet edhe nga zyrtarët e klubit verdhezi, përfshirë dhe drejtorin sportiv Kehl.

“Një ditë Sanço mund të largohet dhe të provojë sfida të reja. Por, në këtë moment ai është i lumtur te Borusia Dortmund dhe ne, Dortmund, jemi shumë të lumtur që e kemi këtu”, u shpreh Kehl/abcnews.al