Sanatoriumi nuk ka qendër informimi as tableta komunikimi

schedule19:25 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 19:25 - 2 Dhjetor, 2020

Nga Ema Shazivari

Në komunikimin e djeshëm nga Ministria e Shëndetësisë u tha se të katër spitalet Covid do të vendoseshin tableta që familjarët të komunikojnë me të afërmit. Megjithatë spitalin “Shefqet Ndroqi” kjo nuk ka funksionuar, pasi familjarët ankohen se nuk kanë infoemacione.

Preng Nikolli nga Mirdita, thotë se prej 10 ditësh qëndron në oborrin e sanatoriumit, në pritje të ndonjë informacioni për djalin që ka të shtruar. Është i detyruar të kalojë natën jashtë pasi nuk ka para për të shkuar në hotel.

“U bënë 5 ditë që pres, komunikoj me telefon personal. Nga stafi nuk marr informacion. Kam fjetur jashtë”, thotë një qytetar.

Familjarët thonë se në sanatorium nuk ka filluar të shpërndahen tabletet për të sëmurët,  që do të mundësonin komunikimin mes tyre.Shumë prej tyre nuk janë kanë në dijeni për këtë shërbim.

“Komunikimi është zero. Çdo ditë duhet të jepet informacion dhe nuk jepet”, thotë qytetari. “Nuk dimë gjë. Unë i jap një kafe të vogël infermierës që të më çojë fjalë dhe i them që t’i thotë mamit ke fëmijë këtu. Por a ia thotë, këtë nuk e di”, tregon një tjetër qytetare.

Ky shqetësim për familjarët duket se është zgjidhur në spitalin tjetër Covid, në Infektiv. Që prej orës 9 të mëngjesit, deri në orën 11, familjarë pacientësh janë paraqitur pranë qendrës së informacionit.  Aty mund të dorëzosh dhe veshjet apo ushqimet për të sëmurët.

Në këtë bllok, shënohet emri i familjarit përkatës, për të realizuar më pas lidhjen virtuale me anë të tabletave të cilat janë vendosur në çdo dhomë të spitalit.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e martë, se në të gjithë strukturat spitalore COVID do të vendosen tablet për të mundësuar komunikimin mes familjarëve dhe pacientëve. Në këtë spital të sëmurët mund të flasin dhe pasdite me familjarët nga ora 17 deri në 18. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!