Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por stadiumi San Siro me siguri do të jetë i hapur për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit.
Objekti ikonik do të mirëpresë rreth 30 mijë tifozë zikaltër, të cilët d otë mund ta shikojnë ndeshjen në një ekran të madh të instaluar.
Ka miratimin nga Bashkia e Milanos, e cila me të vërtetë do ta miratonte këtë dëshirë për të shmangur grumbullimet në Piazza Duomo.
Biletat priten të dalin në shitje së shpejti dhe sigurisht me çmime të arsyeshme./ h.ll/abcnews.al