“San Siro” do jetë shkretëtirë, zbulohen masat absurde kundër Coronavirus

schedule10:56 - 26 Shkurt, 2020

schedule 10:56 - 26 Shkurt, 2020

Coronavirus ka tmerruar italianët. Sot dhe nesër “San Siro” do të jetë një shkretëtirë e vërtetë. Jo vetëm që do të luhet me dyer të mbyllura, por Inter-Ludogorets nuk do të ketë as gazetarë. Është vendosur që ditën e sotme nuk do të ketë as konferenca për shtyp, siç ndodh zakonisht një ditë para ndeshjes.

Gjithashtu mediat nuk do të jenë të pranishme në seancën e fundit stërvitore. Ato do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe kështu gazetarët do të kenë një detyrë të vështirë se si skuadrat do të rreshtohen në fushë. Nuk mbaron me kaq, pasi ka edhe një vendim tjetër.

Gazetarët nuk do të mund ta ndjekin ndeshjen drejtpërdrejt. Në stadium do të jenë vetëm transmetuesit zyrtar dhe fotografët e autorizuar. Pas ndeshjes do të ketë vetëm intervista për prodhuesit e sinjalit, ndërsa gazetarët e shtypit të shkruar do të duhet ta ndjekin gjithçka nga TV. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!