Samos, rojet bregdetare shpëtojnë 35 emigrantë, 15 prej tyre fëmijë

schedule12:38 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 12:38 - 26 Dhjetor, 2024

Të paktën 35 persona mes të cilëve ishin 15 fëmijë janë shpëtuar nga Roja Bregdetare. Mediat greke raportojnë se mëngjesin e Krishtlindjeve, rojet bregdetare identifikuan një skaf me të huaj në bord në zonën detare në verilindje të Samos.

Menjëherë ekuipazhi i shpëtimi ka ndërhyrë dhe ka arritur të shpëtojë 15 shtetasit e huaj.

Të huajt u transportuan në portin e Malagarit dhe iu dorëzuan efektivëve të Drejtorisë së Policisë, për t’u dërguar në Samos për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!