Samiti Rajonal i Kotorrit/ Ibishi: Vendet e Ballkanit Perëndimor të duhet të shfrytëzojnë mundësitë

schedule16:40 - 16 Maj, 2024

schedule 16:40 - 16 Maj, 2024

Këtë të enjte u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Kotorr të Malit të Zi, i cili bëri bashkë liderët e vendeve të rajonit. Të pranishëm në këtë ishin edhe sekretari amerikan i Shtetit, James O’brien si edhe komisioneri Oliver Varhelyi, të cilët përcollën mesazhe të forta ndërsa bënë thirrje që Ballkani të heqë dorë nga mosmarrëveshjet e vjetra.

Lidhur me këtë samit ka dhënë mendimet e tyre në emisionin “Ballkan Update”, Emanuela Dyrmishi, eksperte e politikave evropiane dhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi. Ata kanë theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor të duhet të shfrytëzojnë mundësitë.

“Mendoj që e gjitha kjo duhet të shfrytëzuar për të tejkaluar të gjitha këto ndasitë, por realisht për Kosovën dhe Serbinë bie ai detyrimi që thjesht nevoja për respektimin e marrëveshjeve, me qëllim që t’i zotojnë këto pako të asaj ndihme që është realisht e rëndësishme dhe mendoj që ky rast nuk duhet të lëshohet përkundër asaj që ka shumë divergjenca në kuptim të zbatimit të këtyre marrëveshjeve”, tha Ibishi.

 “Plani ekonomik dhe politik i BE deri në 2027 i ka rritur fondet për dialogun dhe bashkëpunimin midis popujve, por e ka vënë dhe si kusht të padiskutueshëm këtë dialog. Nuk mund të ketë asnjë integrim dhe as akses nëse kjo pikë nuk përputhet dhe asnjë nga vendet në qoftë se nuk punon në këtë drejtim nuk mund të ketë akses në integrim dhe në fondet që janë pjesë e planit ekonomik dhe politik deri në 2027. Është një pikë e pakalueshme, sepse në qoftë nuk plotësohet e gjithë Europa dhe BE vihet në problematik të brendshme dhe jo vetëm, por dhe të jashtme, kështu që është një pikë e patejkalueshme”, deklaroi Dyrmishi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!