Samiti për Ukrainën/ Zelensky i jep dekoratë Ramës në Tiranë

schedule10:35 - 28 Shkurt, 2024

schedule 10:35 - 28 Shkurt, 2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka dhënë një dekoratë kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Zelensky i dorëzoi Ramës Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.

Ndërkaq, Shqipëria dhe Ukraina kanë firmosur traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimin mes dy shteteve. Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Firmosja e traktatit u bë në Kryeministri, nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky. Rama dhe Zelensky do të hapin samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura.

Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve.

Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, – duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur  theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të vecantë, të paqes e sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!