Samiti në Bled/ Rama: Duhet të gjejmë rrugën e duhur për t’i bërë gjërat bashkë, nëse duam që Ukraina të fitojë

schedule17:18 - 2 Shtator, 2024

schedule 17:18 - 2 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në hapjen e punimeve të Forumit Strategjik të Bledit me temë ‘Një botë realitetesh paralele’ në Slloveni se duhet të gjejmë rrugën e duhur për t’i bërë gjërat bashkë, nëse duam që Ukraina të fitojë përballë Rusisë.

Ai ka theksuar se në të kundërtën do të vijë koha që do të shkruhet në libra dhe e vërteta do të jetë më e hidhur se sa kur pretendon fitoren.

“Një prej dëmeve më të mëdha dhe do t’i kthehem dhe një herë asaj çka thashë për median sociale, të gjitha këto, është të diskreditosh politikën ditë pas dite; të thuash që çdo gjë që bëjnë politikanet është e tmerrshme, politikanët janë njësoj, janë hajdutë, janë kriminelë dhe të krijosh idenë  që ka një jetë më të mirë në një hapësirë jashtë politikës. Në qoftë se hapësira e politikës nuk do të bëhet më e mirë, hapësira jashtë saj do të bëhet shumë, shumë më e vështirë. Për t’ju dhënë një ilustrim e për t’i dhënë fund sepse kur tund kokën ashtu, di që po mendon gjëra që nuk do t’i thuash dhe më mirë të mos i thuash, shihni çfarë bën politika kur  nuk është në pozitën e duhur, çfarë bën në Ukrainë. Ne duhet të fitojmë, Ukraina duhet të fitojë , fitorja është  e vetmja alternativë, pastaj do t’ju japim këtë armë, por do ta përdorni vetëm në këtë drejtim dhe vetëm për kaq metra; do t’ju japim këto lloj plumbash, por mund t’i përdorni vetëm për këtë qëllim; do t’ju japim këtë lloj rakete dhe duhet ta hidhni, por jo ta hidhni këtej. Është njësoj si të hysh në një fushë futbolli dhe të duhet të luash me një skuadër shumë  të fortë dhe i jep skuadrës tënde një atlete, tjetra këmbë është pa këpucë dhe pastaj thua “mos përdor këtë, mos përdor atë’’. Ose jemi plotësisht krah tyre dhe ju japim çdo gjë për të cilën kanë nevojë dhe ua japim tani në vend që t’u japim çdo herë diçka më shumë pasi kanë pësuar një dëm të madh ose do të gjejmë rrugën për t’i bërë gjërat bashkë. Po bërja e dy gjërave në të njëjtën kohë, praktikisht po sjell po kaq dëm sa dhënia e mundësive dikujt tjetër. Pra, kjo skizofreni midis vlerave, parimeve, sjelljeve politike bazuar në shumë, shumë arsye të tjera, duhet të marrë fund në qoftë se duam që Ukraina të fitojë, në të kundërta do të vijë koha që do të shkruhet në libra dhe e vërteta do të jetë shumë më e hidhur sesa ajo kur je në një dhomë ekologjike e kur pretendon fitoren”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!