Boris Johnson, Justin Trudeau dhe Emmanuel Macron janë ndër liderët e parë botërorë që kanë mbërritur tashmë në Bruksel, ndërsa komuniteti ndërkombëtar përpiqet të rrisë presionin ndaj Rusisë, shkruan skynews


Johnson tha se NATO do të përpiqet të gjejë mënyra për të ndaluar Vladimir Putinin duke përdorur rezervat e tij të arit, pas thirrjes së Volodymyr Zelenskyy për të rritur presionin ndaj Rusisë.

Përgjigja ndaj armëve kimike dhe dërgimi i trupave shtesë në Poloni do të jenë çeshtjet kryesore që do të diskutohen, si edhe vendosja e sanksioneve. Ky është takimi i parë i G7, NATO-s dhe BE-së në të njëjtën ditë dhe mund të jetë thelbësor në krizën Rusi-Ukrainë.
/abcnews.al

