Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i NATO-s/ Rama mes liderëve botërorë, foto familjare nga nisja e punimeve në Hagë

schedule12:25 - 25 Qershor, 2025

schedule 12:25 - 25 Qershor, 2025

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë foton familjare në nisje së Samitit të NATO-s në Hagë.

Liderët e vendeve të NATO-s u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe  Kryeministri i Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof.

“Mirëpritja zyrtare nga Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe Dick Schoof, Kryeministër i Mbretërisë së Holandës. Foto Familjare dhe nisja e punimeve të Samitit”, shkruan Rama.

Udhëheqësit e NATO-s do të miratojnë pritet të miratojnë një rritje masive të shpenzimeve për mbrojtjen që synon financimin e programit më të madh të riarmatimit të aleancës që nga Lufta e Ftohtë.

Në ditën e dytë dhe të fundit të takimit në qytetin holandez, aleatët e NATO-s pritet të angazhohen të shpenzojnë 5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje dhe shpenzime të lidhura me të deri në vitin 2035, pas presionit të vazhdueshëm nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për të rritur buxhetet e tyre të mbrojtjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!