Zëvendësministrja e Jashtme Megi Fino në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për Samitin e NATO-s, ndërsa pritet që Samiti i radhës të mbahet në Tiranë.
Fino u shpreh se përzgjedhja e Tiranës si mikpritëse e samitit përbën një përgjegjësi të madhe, por edhe një mundësi për të dëshmuar kapacitetet organizative të Shqipërisë.
Sipas zëvendësministres, prej disa muajsh është ngritur një Task-Forcë e posaçme për organizimin e samitit, e cila ka qenë e pranishme edhe në Ankara ku edhe ka marrë përvojën dhe për përgatitjet e nevojshme.
Dje ishim dëshmitarë të një tjetër momenti historik për Shqipërinë dhe një përgjegjësi e madhe. Samitet e NATO tregojnë një besim të Aleancës për vendin ku dakordësohet të mbahet. Dhe kjo ishte një besim ndaj qeverisë Shqiptare, ndaj vendit. Është një mundësi shumë e mirë për të treguar kapacitet tona dhe është një mundësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin Perëndimor. Është një besim për rolin që luan Shqipëria. Prej muajsh është ngritur një Task Forcë dhe kjo ka qenë edhe në Ankara, për të marrë edhe përgatitje, padyshim puna do të vijojë me ritme, dhe jemi vërtet të angazhuar të vijojmë përgatitje dhe kemi treguar aftësi që të realizojmë me sukses Samitet të tilla”, tha ajo.
/abcnews.al/



