Gjatë kësaj jave në Bruksel do të mbahet Samiti i NATO-s dhe Maqedonia pret të marrë ftesën zyrtare për t’ju bashkuar Aleancës ushtarake. Për këtë çështje, qeveria e Shkupit do të japë sqarime me anë të një conference për shtyp. Pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Maqedonia do të ulet në tavolinë me Aleancën dhe procesi i anëtarësimit nuk zgjat më shumë se gjashtë muaj. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se pret që liderët e shteteve anëtarе të Aleancës të miratojnë vendimin për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim të plotë të Maqedonisë në NATO. Kjo pritet të ndodhë në Samitin që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik. Stoltenberg ka paralajmëruar se nëse marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, atëherë nuk do të ketë anëtarësim të plotë në NATO. /abcnews.al
Samiti i NATO-s në Bruksel, Maqedonia në pritje të ftesës për anëtarësim
schedule12:09 - 9 Korrik, 2018
schedule 12:09 - 9 Korrik, 2018
