Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Danimarkë, Rama u bashkohet 45 udhëheqësve europianë

schedule08:58 - 2 Tetor, 2025

schedule 08:58 - 2 Tetor, 2025

DANIMARKË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do t’i bashkohet 45 udhëheqësve europianë, në samitin e shtatë të Komunitetit Politike europian, që do të mbahet këtë të enjten në Kopenhagen të Danimarkës.

Samiti ka në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.

Në këtë Samit do të diskutohen aspekte të ndryshme të situatës së sigurisë në Evropë, që përfshijnë kërcënimet hibride, sigurinë ekonomike, migracionin etj.

Bashkimi Europian do të përfaqësohet nga Antonio Costa, presidenti i Këshillit Europian, i cili bashkë me kryeministren e Danimarkës, do të drejtojnë takimin ku marrin pjesë lider nga Ballkanit dhe Europa.

Tirana ishte mikpritësja e samitit të kaluar, ku me 16 maj, kryeqyteti shqiptar i kthye në kryeqendrën e Europës.

Komuniteti Politik Evropian lançua më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës.

Në samitin e parë të mbajtur në tetor të vitit 2022 në Pragë, Macron e hodhi poshtë idenë se ky komunitet është një lloj zëvendësimi për anëtarësimin në BE, duke ia kujtuar këtë udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor.

Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kosova qëndron e fundit në rrugën evropiane, pasi është shteti i vetëm që nuk ka statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, Shqipëria dhe Mali i Zi janë shtetet që kanë bërë përparimin më të madh në rrugën drejt bllokut evropian.

Tirana siç ka pohuar dhe kryeministri  i vendit Edi Rama synon të bëhet pjesë e BE-së brenda vitit 2030.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!