Në Kopenhagen u mbajt Samiti i radhës Komunitetit Politik Europian, ku janë mbledhur liderë të vendeve të unionit dhe të vendeve të tjera kandidate.
Geron Kamberi, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi rëndësinë e këtij Samiti dhe konfliktet në botë.
Gjatë intervistës, Kamberi u shpreh se fokusi i këtij Samiti është Siguria në Europë, duke shtuar se të 47 vendet kanë treguar një qëndrim të përbashkët përballë sfidave që cënojnë sigurinë.
“Rëndësia e këtij Samiti nuk besoj se ka shumë lidhje me politikën e zgjerimit, por edhe kryeministri e përdor si një platformë normale për të thënë që Shqipëria ka një objektiv për të mbyllur negociatat në 2027. Është mëse normale që kryeministri i një vendi shpreh vullnetin për t’ju bashkuar Bashkimit Europian. Është një tërësi vendesh që i bashkon një element i përbashkët, siguria në Europë që ka dalë përtej kufijve siç edhe e dëshmoi situata me Ukrainën. Pra janë të lidhura me atë që quhet lufta hibride që po shihet dukshëm në Europë. Një pjesë e vendeve po përdorin ato që quhen elementë të luftë hibride, apo e papërcaktuar ndoshta…Synimi i këtij Samiti i Komunitetit Politik Europian ka qenë siguria, ka shprehje të vullnetit politik, këto 47 vende të bëjnë të mundur që të ketë të njëjtin qëndrim për sfidat e përbashkëta të sigurisë”, tha ai.
Më tej nënvizoi se brenda vendeve anëtare të BE ka qëndrime të ndryshme sa i përket faktit se nëse është apo jo, Rusia kërcënimi më i madh.
Kamberi shtoi se Bashkimi EUropian ka hyrë tashmë në një fazë të ndryshimit të politikës së Mbrojtjes.
“Në një deklaratë të djeshme Orban, tha se nuk shihte asnjë rrezik nga Rusia për Europën…Ai u përpoq disi ekzagjerimin që ka sa i përket Rusisë. Por duhet thënë se ky dallim mes vendeve anëtare të BE, ndikon edhe në shumë politika. Në një deklaratë po të kryeministrit Hungarez ai tha se kërcënimi më i madh për Europën është paaftësia për t’u përshtatur me zhvillimet teknologjike që po ndodhin në Kinë dhe në SHBA. Konflikti në Ukrainë ka dëshmuar se nuk ka qenë aq i lehtë për ‘u zgjidhur. Përvoja tregoi që ishte një konflikt që ka synuar të ndikojë tek qeveria e Ukrainës që ajo të heqë dorë nga disa prej politikave të saj. Nuk besoj që nga këto Samite të dalë apo të prodhohet diçka që ta ndjejë Rusia në terren. BE synon dhe përpiqet të tregojë se është më shumë se janë 27 vende anëtare. BE ka hyrë në një fazë të ndryshimeve të politikës së Mbrojtjes. Sfida kryesore e sigurisë në Europë është Rusia”, tha ndër të tjera Geron Kamberi.
/abcnews.al/

